Pa dyshim, pozita aktuale ku ndodhet kryeministri britanik karizmatik dhe kontravers njëkohësisht, është më e vështira në karrierën e tij politike.
Janë mbrëmjet e organizuara në selinë e Kryeministrisë nga stafi i tij ku në disa prej tyre ka marr pjesë edhe Johnson në kulmin e pandemisë kur britanikëve u kërkonte të ruanin distancimin social dhe evitonin kontaktet për mospërhapjen e Covidit, ato që duket se do jenë gozhda e fundit në arkivolin politik të kryeministrit, sipas kundërshtarëve, ndërkohë që mbështetësit e tij, nuk besojnë në rrëzimin e Johnsonit nga posti, të paktën kësaj here.
Ka filluar një hetim civil ndërkohë Policia ende nuk është përfshirë në hetim në pritje të rezultatit të këtij hetimi nga një zyrtare e shërbimit publik në vend, çka konsiderohet e paprecedentë kur do duhej këtë punë ta bënte Policia.
Ajo që e rëndon më shumë pozitën dhe indinjatën është se një nga këto mbrëmje është organizuar një ditë përpara funeralit të burrit të ndjerë të Mbretëreshës, Princit Filip, kur ajo të nesërmen e e vajtoj e vetme të shoqin në shenjë respekti ndaj masave anti-covid ndërkohë që zyrtarët e kryeministrisë argëtoheshin nën avujt e alkoolit. Gjithçka për të ardhmen politike të Johnson do varet nga sa i thellë do jetë ajsbergu i pakënaqësisë në radhët e deputeteteve dhe zyrtarëve të lartë konservator ndaj të pavërtetave dhe ndjesave që herë pas here Boris Johnson bën sa herë ato dalin në dritë.
Shumë analistë mendojnë se largimi i tij mund të mos jetë i menjëhershëm, por dukshëm avioni i Boris Johnson është nisur në pistë dhe i kanë ngelur disa qindra metra nga përfundimi saj për tu ngritur. Ajo që politikanët dhe opinion publik britanik duket se kërkon është shndërrimin e sjelljeve politike dhe sinqeritetit të kryeministrit nga pandemia në endemi, në rast se ai do mund ti mbijetojë kësaj krizë e cila po përkthehet në kosto elektorale për konservatorët britanik në pushtet.
Top Channel