319 vjetori i themelit të Kuvendit të Arbrit është përkujtuari sot, në një ceremoni në kishën e Gjon Pagëzorit në Merqi të Lezhës.

Papa Klementi i XI mblodhi Kuvendin e Arbrit për të ruajtur Krishterimin në tokat e Arbërisë kryesisht në veri të vendit dhe të Kosovës.

Paulin Zefi përgjegjës i monumenteve kulturore na ktheu pas në kohë duke e kujtuar edhe një herë këtë kuvend i cili cilësohet i dyti për nga rëndësia pas atij të Lezhës.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Pjerin Nderu tha se shumë shpejt do të kthehet në një vend turistik ku turistët të kenë mundësi të dinë më tepër rreth këtij vendi.

Në ceremoni nuk mungoi edhe përfaqësuesi i dioqezës Lezhë Angjelin Krygja ku tha se Lezha krenohet me ngjarje të tilla të rëndësishme.

Kuvendi i Arbrit u mbajt në vitin 1703 dhe u quajt i tillë se tokat e Shqipërisë u quajtën Arbëri dhe gjuha arbërisht, ku  u fol për herë të parë për elementin shqiptar dhe gjuhën shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA