“Këtu do më keni dhe në 50 vitet e ardhshme”/ A do ketë bashkëpunim me Berishën? Meta: Pas konsultimit me popullin e 2 marsit…

14/01/2022 13:27

I pyetur se çfarë do të bëjë, pasi t’i mbarojë mandati i presidentit, Ilir Meta tha se detyrën që do marrë do e vendosë “pas konsultimit me popullin e 2 marsit”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, ai tha: Që pas 25 prillit unë misionin tim e quaj të përfunduar si President por detyrën e bëj çdo ditë deri në sekondën e fundit 24 korrik me përgjegjësi maksimale se respektoj institucionin e kreut të shtetit.

Do kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër, sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur por më duhet të tregoja respekt për shtetin e institucionet.

Unë bëra çdo gjë që mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur.

Tani tabloja është shumë e qartë do vijoj të bëj gjithçka si president pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do e gjykoj unë të arsyeshme pas konsultimit me popullin e 2 marsit të paktën, se kam shumë detyrime për popullin e 2 marsit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA