Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19.

Për këtë arsye, duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de.

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA