Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës Adnan Rrustemi së bashku me anëtarët e komisionit u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj për një vizitë pune, ku u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Mezi pres që këtë eksperiencë të mirë ta transferojmë edhe në nivel lokal, ku edhe legjislatorët tanë, pra anëtarët e Këshillave Bashkiakë, të mësojnë nga njëri-tjetri. Ka shumë gjëra që në Kosovë janë bërë shumë mirë, ka shumë gjëra që këtu janë bërë shumë mire, dhe nëse secili mëson, atëherë rritemi bashkë edhe jemi më të fortë”, tha Veliaj.
Veliaj tha se viti 2022 është shans për Shqipërinë dhe Kosovën për të prezantuar në Europë vlerat e kombit.
“Besoj se na është dhënë një shans historik për të treguar që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë po aq të aftë, po aq të artikuluar, po aq punëtorë dhe po aq të talentuar sa edhe djemtë dhe vajzat kudo në Europë”, tha Veliaj.
Kreu i bashkisë ftoi të rinjtë e dy vendeve të bëhen pjesë e mijra aktiviteteve që do të ketë Tirana këtë vit.
Top Channel