37-vjeçari në Fier “tapë” në alkool bie nga lartësia
14/01/2022 21:24
Një 37-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “16 Prilli”, Fier, ndërsa policia njofton se shtetasi A.M., dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
37-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel