Në orarin kur i ishte dërguar ftesa e prokurorëve ish kryeministri Sali Berisha u paraqit jo vetëm për të deklaruar mbi tetë janarin, por edhe për të akuzuar.

Demokrati historic qëndroi 2 orë e 40 minuta përballë prokurorëve të cilëve ju tregoi versionin e tij ku nuk u evitua përshkrimi i Lulzim Bashës si njeriu që kishte zgjedhur mercenarë për të bunkerizuar PD.

“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë dhe bandë në një kohë që mbrohet nga garda, por edhe sikur të mos mbrohej, ti nga vrasës nëse do të qëndrosh në politikë s’mund ta bësh atë kurrë”, u shpreh Berisha. 

Si para prokurorëve edhe para medias nuk shpëtoi pa u shigjetuar edhe lideri i socialistëve Edi Rama, që Berisha përditë e më shumë e shikon si avokat të Bashës.

“Bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë minimumi për larje parash sepse Rama ia mbylli dosjen e larjes së parave në Shqipëri”, tha Berisha më tej.

Lideri historik i demokratëve ka këmbëngulur se demokratët u thirrën Unison nga grupi i rithemelimit të PD dhe qëllimi ishte të çlirohej shtëpia e PD.

Ndërsa këmbënguli se nuk pati dhunë, por një protest paqësore në 8 janar, se si do të çlirohet selia e PD do të gjendet nga ritakimet me demokratët.

“Së pari, ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në ora 11:00 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk ndalet dhe ju garantoj që selia do i rikthehet PD”, tha Berisha.

Edhe Flamur Noka u pyet nga prokuroria, ndërsa të premten do kalojnë pragun e akuzës sërish si të ftuar edhe deklarues, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA