Tatimet, letër 10 mijë bizneseve, thirrje të korrigjojnë brenda 20 janarit deklarimin e pagave

12/01/2022 15:08

Pas 20 janarit, që përkon me afatin e fundit të vetëdeklarimit të listëpagesave nga bizneset, Ministria e Financave do të nisë aksionin në terren në rast se subjektet nuk i përgjigjen thirrjes së tatimeve.

Planin e masave e ka bërë të ditur kryefinancierja Delina Ibrahimaj, sipas të cilës janë rreth 10 550 subjekte që kanë marrë tashmë letrën për vetëkorrigjimin e pagave. plani kundër informaliteti do të shtrihet përgjatë gjithë vitit.

Ndër të tjera, ministrja Ibrahimaj në daljen e saj për media tha se rritja e pagës minimale në 32 mijë lekë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2022, së bashku me ndërhyrjet e tjera të paketës fiskale për ndryshimin e tatimit për pagat.

Krahas luftës ndaj informalitetit, pjesë e reformave të qeverisë për vitin 2022 është edhe fuqizimi i skemës së pensioneve, një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet buxheti i shtetit për shkak të defiçitit të lartë.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA