Shefi i Bankës Botërore: Vendet e varfra përballen me 35 miliardë dollarë borxh

12/01/2022 03:13

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpas bëri thirrje sot për të përshpejtuar lehtësimin e borxhit të vendeve në zhvillim me pjesëmarrjen e plotë të Kinës, duke paralajmëruar se çdo vonesë rrit rreziqet për ekonomitë e tyre nga normat e larta të interesit, zhvlerësimi i monedhës dhe pasiguria ushqimore.

Duke folur në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të raportit të ri të Bankës Botërore për perspektivat ekonomike botërore, Malpas tha se vendet më të varfra po përballen me shërbimin e 35 miliardë dollarëve borxh ndaj kreditorëve shtetërorë dhe privatë, transmeton Reuters.

Ai deklaroi se shlyerja e borxhit do të thotë se vendet më të varfra nuk mund t’i përdorin ato para për të zgjidhur problemet dhe për të luftuar pandeminë COVID-19 dhe se më shumë se 40 për qind e shumës totale i referohet borxhit të Kinës.

“Rreziqet e mospagimit kaotik po rriten,” tha Malpas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA