SHBA dënon dhunën në PD/ Escobar: Jo çdokush është partner i rëndësishëm joni

12/01/2022 15:27

Departamenti Amerikan i shtetit i nxori një tjetër karton të kuq Sali Berishën për tentativën e dhunshme në marrjen e selisë të PD-s të shtunën e shkuar.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës, e dënoi dhunën.

Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është antarë i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm joni tani”, shprehet Escobar.

Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi:

Ne do të jemi shumë të angazhuar në këtë proces jo vetëm në Serbi dhe Kosovë por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike por edhe për çështje ekonomike”.

Ndërkohë të shtunën në momentet kur situata në oborrin e PD nisi të tensionohej Ambasada Amerikane tha se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Në reagim theksohej se “ata, të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin, do të vihen para përgjegjësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA