Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur këtë të mërkurë me një foto të të arrestuarve të protestës së 8 janarit, të cilët kanë dalë para trupit gjykues.
Berisha ka publikuar një foto, ku duket mbështetësit e tij me dy gishtat lart dhe të buzëqeshur.
Bazuar në videot e gjykatës, fotoja është realizuara nga deputetja Albana Vokshi, e cila mund t’ia ketë dërguar Berishës.
Thirrjet “Basha ik!” janë dëgjuar nga të arrestuarit , të cilët presin që të marrin masën nga Gjykata e Tiranës.
34 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit kanë dalë sot para gjykatës. Çuditërisht ata janë shfaqur të buzëqeshur, ndërsa mes tyre është edhe reperi Stresi.
Sipas burimeve, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë prej tyre “Arrest shtëpie”.
Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.
Xhama të thyer e dyer të shpartalluara me çfarëdolloj mjeti të mundshëm, kjo ishte pamja tragjike e asaj të shtune.
Top Channel