Salinaji kundërshton Bashën: Të mos vendosen hekurat, s’e marrin dot godinën

11/01/2022 13:59

Deputeti Ervin Salianji në mbledhjen maratonë të kryesisë, që nisi në orën 19:00 të së hënës dhe përfundoi në orën 3:30 të mëngjesit ka kundërshtuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për vendosjen e dyerve të blinduara, duke theksuar se Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk e marrin dot selinë.

“Dhuna është e papranueshme dhe duhet te distancohet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill!  Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve te degëve, të Këshillit Kombëtar, deputeteve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!  Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë forcë që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar, personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, ne kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force”, mësohet të ketë thënë Salinaji.

Kryesia e PD përjashtoi nga partia Sali Berishën dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA