Rama: PD në situatë të vështirë/ Basha-Berisha nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç, deputetët janë legjitimë

11/01/2022 14:53

Edi Rama pasi kërkoj nga kryesia e PS ri-organizmin total të strukturës së rinisë dhe nisjen e përgatitjeve për kongresin e 29 Janarit, nuk nguroi të komentojë vendimet e një tjetër kryesie. Asaj të PD.

“Kjo është për të qarë e për të qeshur por unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike në të cilën është opozita. Nuk jemi këtu në asnjë proces kacafytje për interesa vetjake sikurse janë të dyja kufomat e Partisë Demokratike që kanë marrë peng në fakt të gjithë demokratët duke u kacafytur me njëri-tjetrin.  Është një kacafytje që paradoksalisht bën që asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse po ra njëri bie edhe tjetri”, tha Rama.

Nga jashtë selisë të PS, Edi Rama pranoi se ndodhet në një pozitë të vështirë për të ardhmen e bashkëpunimit me PD pasi e vlerësojë situatën në kampin demokrat, si jashtëzakonisht e vështirë për momentin.

“Tani, është gjithçka për t’u parë sepse nuk dimë më se kush është kush në këtë histori dhe kush përfaqëson kë! Sigurisht, të dy këta përfaqësues të mbetur në këmbë nga e shkuara nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Sigurisht që deputetët e Partisë Demokratike, pavarësisht njërit apo tjetrit prijës, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe natyrisht për sa kohë ne do të shohim se ka shance për bashkëpunim dhe për bashkërendim të çfarëdolloj natyre, ne jemi aty për ta bërë këtë”, tha Rama.

Uroj theksoi kryesocialisti Rama që në PD të ketë  një proces që do shkojë drejt një zgjidhje paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA