Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Ndërsa shfaqet në një prej zyrave të shkatërruara të selisë blu, Nebiaj ka dënuar ashpër skenat e dhunshme të protestuesve.
Deputetja Nebiaj tha se 8 janari ishte një ditë fatkeqe për gjithë demokratët që sipas saj duhet të reflektojnë thellë sepse gjuha e urrejtjes që mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre.
“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund” u shpreh Nebiaj.
Top Channel