Ngordh miu i famshëm i minave në SHBA, u nderua me medalje ari për heroizëm

11/01/2022 22:07

Magawa, miu gjigant afrikan i njohur për ndihmën në zbulimin e mbi 100 minave kundër personit dhe eksplozivëve të tjerë në Kamboxhia, ka ngordhur.

Këtë e ka bërë të ditur BBC, e cila kujton sesi miu u dallua jo vetëm për rekordin e tij në nuhatjen e kimikateve që gjenden në mjetet e pashpërthyera, por edhe për shërbimin e tij të gjatë.

Në vitin 2020, Magawa ishte miu i parë që mori një medalje të artë trimërie nga shoqata bamirëse veterinare në Mbretërinë e Bashkuar The Peoplès Dispansary for Sick Animals (PDSA). Lloji të cilit i përkiste Magawa ka një nuhatje të fortë dhe mund të stërvitet shpejt, aftësi që e bëjnë miun gjigant afrikan të shkëlqyeshëm në gjetjen e minave.

Magawa ngordhi në moshën 8-vjeçare dhe ishte veçanërisht jetëgjatë për racën e tij dhe i kishte dhënë fund biznesit në vitin 2020 pas katër vitesh në fushat Kamboxhiane. Organizata bamirëse belge Apopo tha se ka pak më shumë se njëqind minj të tjerë që bëjnë të njëjtën punë në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA