Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.
Ai u shpreh se në protestë kishte katër deputetë që do të lincoheshin fizikisht pas futjes në godinë të protestuesve të dhunshëm, ndërsa më tej shtoi se sikurse ka ndodhur në Mal të Zi ku Rusaa krijon destabilitet, e njëjta gjë po ndodhe edhe në Shqipëri.
“Unë jam informuar që aty ka qarkulluar një listë me disa emra të veçantë deputetësh që do të lincoheshin fizikisht pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve. Disa agresore kishin emrat e kater deputeteve per t’i keqtrajtuar. Ashtu sic ka ndodhur ne Mal te Zi ku Rusia krijon destabilitet, po ndodh edhe ne Shqipëri. Këtu ka ndërhyre inteligjenca si NATO qe ne vende te ndryshme ne me shkaqe te ndryshme, kane synim per te destabilizuar Ballkanin”, u shpreh Çollaku.
Top Channel