Greqia ka shtyrë masat anti Covid që kanë qenë në fuqi deri më tani, deri më datën 24 janar 2022.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në njoftim jepen edhe një herë udhëzimet për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë drejt Greqisë, të cilët duhet të paraqesin: Test negativ PCR, ose test të shpejtë antigjenik.

Kjo masë vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Ndërkaq kujtojmë se, pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
OSE
Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉 https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA