Fëmija i dytë humb jetën pas tragjedisë së kështjellës së ajrit në Spanjë (fotot)

11/01/2022 18:26

Një vajzë katër-vjeçare është bërë fëmija i dytë që humb jetën nga plagët e tragjedisë së javës që shkoi, me një kështjellë ajri ku luanin fëmijë në Spanjë.

Ashtu si në rastin akoma më tragjik një muaj më parë në Australi, kështjella e festës spanjolle në Mislata u ngrit në ajër nga një erë e fortë e papritur më 4 janar teksa fëmijët luanin në të.

Një fëmijë tetë vjeçar vdiq ditën pas aksidentit, kurse katër-vjeçarja u bë sot viktima e dytë.

Policia tha se po heton për të parë nëse kështjella trampolinë plotësonte kriteret e sigurisë.

Babai i vajzës katër-vjeçare tha se ajo kishte një buzëqeshje “që nuk do të zhduket kurrë”.

Shtatë fëmijë të tjerë u plagosën kur struktura e llastikut e fryrë me ajër u ngrit në ajër nga era e papritur duke hedhur përtokë disa njerëz.

Prindërit e vajzës së parë që vdiq, e cila quhej Cayetana, kanë nisur procedurat ligjore duke thënë se vdekja tragjike mund të ishte parandaluar, shkruajnë mediat spanjolle.

Edhe djali i tyre ishte duke luajtur në kështjellën me ajër në kohën e incidentit por nuk u plagos rëndë.

“Unë si baba nuk di ç’të them për atë që ndodhi. Jeta mund të jetë nganjëherë shumë e padrejtë dhe asnjë nënë ose baba nuk mund të jetë i përgatitur për këtë dhimbje”, tha babai i Cayetana, në një letër për të përditshmen vendase ‘Valencian’.

Muajin e kaluar gjashtë fëmijë vdiqën në një situatë tragjike të ngjashme, kur një erë e papritur ngriti në ajër kështjellën gjigante të ajrit, teksa fëmijët luanin në të duke celebruar fundin e semestrit shkollor në Tasmani.

Autoritetet pritet të shtrëngojnë rregullat e sigurisë dhe të parandalimit të incidenteve nga era për ata që furnizojnë, blejnë apo marrin me qera mjete të tilla.

FOTO GALERI
1/4
Një vajzë katër-vjeçare është bërë fëmija i dytë që humb jetën nga plagët e tragjedisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA