Janë zbardhur debatet në mbledhjen e kryesisë së PD që në fokus kishte protestën e 8 janarit.
Fitim Zekthi e ka cilësuar si lëvizje ilegjitimiste që nisi që në muajin shtator, duke shtuar se Sali Berisha lëvizjen e tij e zhvilloi në parapolitikë dhe se Foltorja ishte fondamentaliste në gjuhë dhe veprime.
Në mbledhje ka kërkuar që të ndërtojnë një PD të djathtë. Ndër të tjera tha se me ideatorët dhe organizatorët e protestës të së shtunës, Partinë Demokratike nuk e lidh asgjë. Anëtari i Kryesisë së PD tha gjithashtu se kryesia dhe kryetari nuk duhet të shohin interesin e tyre personal, por atë që i intereson vendit.
Fitim Zekthi: Ajo që ndodhi më 8 janar është thjesht kulmim logjik i një lëvizjeje ilegjitimste të nisur që në shtator. Lëvizja e Berishës u përpoq të deligjitimojë institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe u shpreh se do bënte revolucion. Institucionet u quajtën peng, të shitura, të paligjshme.
Paralelisht në mënyrë jo transparente, totalisht abstatutore, u mblodhën të ashtuquajturat firma për Kuvend Kombëtar. E gjitha kjo duhej për mbulesë të paligjshmërisë dhe për justifikim të mbërritjes tek 8 janari. Berisha, lëvizjen e tij e zhvilloi në parapolitikë, ai doli nga politika, doli nhga ndjekaje rregullave dhe normave të së drejtës.
Foltorja ishte fonamentaliste në gjuhë dhe veprime sepse pretendonte se zotëronte të vërtetën supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon një kuptim tjetër mbi gjërat, mbi statutin, mbi të vërtetën. Foltorja konstruktoi e anë të mediave, me anë të propagandës, me anë të gjuhës lincuese, me anë të agresivtetit dhe akuzave hiperbolike, në anë të konspiracionit një realitet sikur ajo është shumicë.
Me këtë kërkonte vetëm justifikimin për të shkuar tek 8 janari. Vetëm lëvizje për demokratizim apo hapje nuk është. Kjo lloj lëvizjeje, këto lloj lëvizjesh gjatë gjithë historisë përfundojnë ose në grusht shteti ose në revolucion. Ishte një ngjarje dramatike, një dhimbje pa mbarim për shqiptarët dhe demokratët. Ata që e bënë dhe ideuan nuk kanë asnjë lidhje me vlerat konservatore, ata nuk udhëhiqen nga dashuria për vendin, nga respekti për jetën e njerëzve. Konservatorët janë njerëz të përmbajtur, janë njerëz që nuk mitizojnë apo fetishizojnë karrierën apo interesin politik, janë njerëz që udhëhiqen nga shikimi, nga vetja, nuk duan asgjësime dhe nuk justifikojnë kurrë përdorimin e çdo mjeti për politikë.
Me ideatorët dhe organizatorët e 8 janarit, PD nuk e lidh asgjë. Ky moment duhet të shërbejë për ndarje nga sjellje dhe mendime fondamentaliste, për ndarje nga mendimi se e vërteta fundore zotërohet nga dikush dhe se në emër të saj mund të bëhet gjithçka me dhunë. Ne, kryesia, kryetari duhet të ndërtojmë një PD të djathtë, konservatore që nuk bën asgjë pa patur në fokus Shqipërinë.
Për PD është e mirë vetëm ajo që është e mirë për Shqipërinë. Nuk duhet kurrë të shohim çfarë na intereson ne, por çfarë i intereson vendit sepse vetëm ajo që i duhet vendit është e mirë edhe për PD. Shkurt duhet një parti me ide të djathte dhe njerëz që populli i sheh si bartës të sinqertë të këtyre ideve. Boll më me lojëra të ulëta meskine.
Top Channel