Thuajse të gjithë banorët e Follorinës kanë dalë jashtë shtëpive të tyre 15 minuta para mesnatës së djeshme kur një tërmet i fuqishëm 5.3 ballë shkalla Rihter sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës është regjistruar me epiqendër 3 km në perëndim të qytetit verior të Greqisë në një thellësi 14.3 km.
Tërmetin e fuqishëm e kanë pasuar brenda dhjetë minutave të paktën 5 lëkundje të tjera nga 2.9 deri në 4.1 ballë shkalla Rihter dhe deri në mesditën e së hënës mbi 30 lëkundje të tjera.
Sipas dëshmive të banorëve , tërmeti kryesor pasur një kohëzgjatje të madhe dhe është shoqëruar me zhurmë.
Në qendrën shërbimit të Zjarrfikësve janë raportuar dëmtime të vogla brenda banesave, kryesisht në katet e fundit të pallateve, ndërsa sipas kryebashkiakut të Follorinës ka pasur disa dëmtime te lehta tek disa ndërtesa te vjetra.
Për arsye paraprake, shkollat në prefekturën e Follorinës nuk janë hapur.
Tërmeti është ndjerë në të gjithë pellgun e Prespës, por edhe në shumë zona të Greqisë së Veriut në krahinën e Maqedonisë Perëndimore, Qendrore deri në Selanik, si dhe në zonat jugore në qytetet e Trikallas dhe Larisës.
Përveç mediave shqiptare , gjithashtu edhe mediat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë raportuar se ky tërmet i fuqishëm është ndjerë në shumë zona përgjatë kufirit me Greqinë .
Specialistët që ndjekin fenomenin deklarojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime, nëse bëhet fjalë për tërmetin kryesor, por shprehen se është diçka pozitive aktiviteti sizmik pas lëkundjes kryesore me shumë tërmete të tjera më të vogla.
Ata theksojnë se zona në fjalë nuk është nga ato ku janë regjistruar tërmete shumë të fuqishëm, megjithatë presin zhvillimin e aktivitetit sizmik.
Top Channel