Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes. Një person ndërroi jetë, pasi humbi kontrollin e mjetit në fshatin Shkallë të Matit.

Makina, që po lëvizte drejt drejt minierave të Cërrujës, ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Top Channel ka sigurfuar pamjet ku duket makina e shkatërruar nga aksidenti.

Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që drejtuesi i mjetit i identifikuar me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por litari është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA