FOTOT/ Ndotje dhe plehra të hedhura në trotuar, shembulli që na vjen nga partia që pretendon të qeverisë vendin!

10/01/2022 17:48

Kosha të mbushur plot, karrige të thyera dhe plehra të hedhura në trotuar. Kjo ishte gjendja përballë selisë së PD pasditen e sotme, dy ditë pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës për godinën.

Me sa duket, drejtuesit e PD i kanë rënë shkurt dhe plehrat i kanë hedhur në trotuar, pak metra nga dera e selisë, pa menduar per ndotjen e mjedisit, edhe pse kazanët e bashkisë janë aty.

Xhama, tavolina të thyera, gurë dhe shkopinj janë hedhur jashtë çdo norme duke pushtuar trotuarin ku kalojnë qytetarë të shumtë dhe nëna me karroca.

Është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për të rikthyer normalitetin, duke pastruar ato që mbetën nga dhuna e së shtunës mes Berishës dhe Bashës.

Me sa duket, është kollaj të ankohesh për bashkinë, por ja shembulli i shemtuar që na vjen nga partia që pretendon të qeverisë vendin!

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA