Përplasjet në jug të Libanit, katër ushtarë izraelitë humbin jetën, plagosen dy të tjerë
Zhytësat ishin ende sot duke kërkuar për viktima teksa të paktën 10 njerëz kanë gjetur vdekjen nga shembja e tmerrshme e faqes së një shkëmbi në një liqen brazilian, i cili ra mbi barkat e mbushura me turistë poshtë saj.
Edgard Estevo, komandant i zjarrfikësve tha se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në liqenin Furnas, mes qytezave të Sao Jose da Barra e Capitolio. Grupet e emergjencës kishin dislokuar helikopterë në përpjekjet kaotike për të shpëtuar turistët e shtangur ne liqen.
“Ne po vuajmë pasojat e shirave të rëndë që kanë zbutur strukturat e gurta të liqenit Furnas, në Capitolio,” shkruante kryebashkiaku vendor Romeu Zema në mediat sociale. “Jam në solidaritet me familjarët e viktimave në këto momente të vështira.
Rrjeti vendas Jornal O Globo shkruante se të paktën shtatë të vdekur ishin në një barkë të quajtur “Jesus” të goditur më rëndë nga shembja tragjike.
Marina braziliane po ndihmonte në hetimet e aksidentit. Video tregonte disa barka të vogla që silleshin rrotull gjirit piktoresk, kur masa gjigante e shkëmbit shkëputet nga faqja e gurtë dhe përplaset duke zënë poshtë të paktën një prej barkave.
Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë bërë që shumë banorë të largohen nga zona.
Top Channel