Shpërthen vullkani Galapagos/ Ky është vullkani më i lartë i arkipelagut, reja e hirit u ngrit 3.800 metra lartësi

09/01/2022 00:44

Vullkani më i lartë malor i arkipelagut Galapagos, ka shpërthyer duke lëshuar lumenj llave dhe një re gjigande hiri mbi Oqeanin Paqësor, konfirmoi Instituti Gjeofizik i Ekuadorit.

Reja e gazit dhe e hirit nga vullkani Vuk është ngritur në gati 3.800 metra mbi nivelin e detit pas shpërthimit që nisi në mesnatë, thanë burime nga ky institut.

Komiteti i Operacioneve të Emergjencës Ekuadoriane tha se shpërthimi i ri në ishullin Isabella, më i madhi në këtë arkipelag, nuk përbën rrezik për zonat rezidenciale. Megjithatë, ministria e mjedisit pohoi se tetë persona, duke përfshirë roje dhe shkencëtarë të parkut kombëtar, ishin evakuuar nga zona.

Këshilli i qeverisë ekuadoriane përgjegjës për Galapagos njoftoi se komiteti i urgjencës do të vazhdojë të monitorojë vullkanin për të parë se në cilin drejtim po rrjedh llava.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA