Teksa zhvillonte një bashkëbisedim me demokratët për të folur rreth situatës në Partinë Demokratike, nuk mungoi mesazhi i kryeministrit për ta.
Rama i tha se duhet të bëjnë të pamundurën për të çliruar politikën që të mos ketë përsëritje të skemave të tilla.
Edi Rama: Unë jam këtu për t’i thënë demokratëve që duhet të bëjmë çmos që ta çlirojmë politikën e këtij vendi, këtë aspekt që na mban peng të gjithëve, të dasisë së thellë dhe një urrejtje të brendshme mes të dyja kampeve dhe duhet të gjendet rruga që kjo kacafytje të mbarojë dhe të mos kemi më skena të tilla, ndërkohë që demokratët do e gjejnë vetë atë që i duhet për t’i udhëhequr, por në kushtet ku jemi, do kërkojë kohën e vet.
Nga ana tjetër është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për të fërkuar duart. Sigurisht është forca e kundërshtarit, ka krijuar arsyet për të na dhembur koka ne të tjerëve por ka mbajtur në ekuilibër sistemin demokratik.
Top Channel