Përplasja e Roland Bejkos me protestuesit, Berisha: Nuk u keqtrajtua! Nuk i di marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin

09/01/2022 14:58

Pas protestës së ditës së djeshme, Berisha është kthyer në selinë e PD duke thënë se nuk do të ndalen protestat. Në fjalën e tij, Berisha foli edhe për përplasjen e protestuesve me Roland Bejkon duke thënë se nuk u keqtrajtua.

Duke iu referuar deklaratës së Bejkos se personat që u përplas kanë ngrënë në shtëpinë e tij, Berisha tha se nuk i di marrëdhëniet që kanë njerëzit. Ndërsa për protestuesit thotë se nuk kanë gërvishtur askënd, thjesht kanë hapur dyer që ishte dhe qëllimi i tyre.

Berisha: Gazi i parë u hodh nga Lul Basha. Ai hodhi gaz që erdhi në kat të parë. Ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë. Kjo është protesta. Së dyti, sa i përket anëtarit, e dëgjova pastaj në media, tha janë njerëz që kanë ngrënë në shtëpinë e tyre. Ku ti di unë marrëdhëniet që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. 

As nuk u keqtrajtua, u thanë fjalë që edhe mund të mos i thuheshin por nuk pati asnjë dhunë ndaj asnjë pjesëtari të forcave të rendit. I patë rojet e Lulzim Bravës me hunj mbi demonstruesit. Dhuna dhe terrori ishte në anën tjetër. E pranoj që u thyen xhama, u thye një portë e blinduar që nuk mund të ketë vend në seli. A i patë trajtimet shtazore?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA