Mësuesi kanibal dënohet me burgim të përjetshëm

09/01/2022 02:22

Ish-mësuesi që vrau, copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të një 43-vjeçari, që e njohu përmes internetit, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Stefan R, 42 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe fyerje të të vdekurit. Për shkak të krimit të rëndë, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën pothuajse të pamundur lirimin e kanibalit me kusht.

Kryetari i trupit gjykues Matthias Sert tha se Stefan P . ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor”.

Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk është ndeshur kurrë me një rast të tillë”. I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 shtator të 2020-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA