Dështon protesta e thirrur për çmimin e naftës në rrjetet sociale, më pak se 10 persona mblidhen para Kryeministrisë Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me demokratët për të folur rreth situatës në Partinë Demokratike, ku mbështetësit e thirrur nga Sali Berisha nuk hezituan të shqyenin derën e të thyenin xhama për të hyrë brenda selisë blu.
Teksa protestuesit hynë në katin e parë dhe dhuna po agravonte, Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila ndërhyri menjëherë për të shpërndarë protestuesit. Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se nuk argëtohet aspak nga kjo situatë dhe skenat e një ditë më parë i cilëson si ulërimë dhe kafshëri.
Edi Rama: Nuk argëtohem kur shoh se si i ndukin puplat e njëri-tjetrit. Këtu është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë diçka për paqe e urtësi dhe kjo përçarje që i pari, plaku e ka mishëruar që në ditën e parë si një mjet për ti sunduar shqiptarët dhe i dyti, pasardhësi i marrë në dorë si hija e plakut e ka vijuar si një instrument thjesht politik. Duhet parë me sytë hapur nga të gjithë shqiptarët, gjithë njerëzit e zakonshëm do të shohin që nuk mund të jenë kontributor në gjakun e prishur. Këtu nuk bëhet fjalë për një luftë ideologjike.
Skenat e djeshme janë ulërimë e një mungese të madhe përgjegjshmërie, qytetarie dhe një kafshërie që është një fazë e avancuar e degradimit të një partie politike. Dje pamë kafshëri në mënyrën e përdorimit të mjeteve për tu mbrojtur apo sulmuar. Fatmirësisht u shmang kafshimi i përgjakshëm.
Top Channel