Kryedemokrati Basha nga selia blu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa mohoi edhe njëherë që ditën e djeshme është hedhur gazlotsjellës nga brenda Partisë Demokratike.
I pyetur nga gazetarët për lëndën që janë hedhur për të cilat është proceduar penalisht Gazment Bardhi, Basha tha se dje është përdorur vetëm bombola që fik zjarrin dhe që lëshon pluhur të bardhë.
Kreu i demokratëve tha se Berisha u rikthye sot, një ditë pas protestës së dhunshme, në selinë e PD-së, duke buzëqeshur, në një skenë krimi!
“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer dhe distancohem nga çdo akt dhune që është sjellë nga Berisha këtu dhe jo demokratët, ata kishin ardhur këtu me një qëllim të shpallur nga Berisha, të shkatërronin PD, të derdhnin gjak. A mund ti qeshë buza një njeriu sot pikërisht këtu në skenën e krimit. Ndërsa pjesa tjetër është pjesë e manovrave të Berishës. Bardhi s’ka lidhje me asgjë që lexuat aty, ju ishit kat më kat dhe e vetmja gjë që kishim ishin bombola zjarrfikëse. Edhe ajo që pretendohej se ishte gaz nuk ishte gaz, ishte bombola me material që fik zjarrin. Keni parë që kur policia ndërhyri me gaz, efekti ishte i tmerrshëm, ne e dimë çkemi hequr brenda me gazin që hodhi policia”, tha Basha.
Top Channel