Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një postimi në rrjetet sociale,ku ka nxjerrë edhe deklaratën e vetë Berishës, ka deklaruar se Berisha vazhdon të gënjejë dhe nxis dhunë.
Alibeaj thotë se ish-kryeministri dështoi në protestën e 8 Janarit pasi demokratët e kanë braktisur totalisht.
Deputeti e quajti ish kryeministrin “kufomë politike” dhe tha se shqetësimi i tij rritej çdo ditë dhe më shumë.
“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij”, shkruan Alibeaj.
Top Channel