Pas protestës së ditës së djeshme, Sali Berisha është rikthyer sërish në selinë e PD, së bashku me Komisionin e Rithemelimit për të mbajtur një deklaratë.
Në fjalën e tij, Sali Berisha, e cilësoi arrestimin e 34 demokratëve që morën pjesë në protestën e djeshme si një akt kriminal. Ish kryeministri akuzoi Bashën se ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli.
“Lulzimi po bashkëpunon me narkopolicinë e Edi Ramës. Pas protestës janë arrestuar, ndaluar demokratë që nuk kishin kryer në mënyre absolute asnjë lloj akti për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një tjetër histori turpi e Lulzim bravës, si një vegël e Edi Ramës. Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë, familjet e anëtareve të PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Arrestimi i demokratëve ishte një akt i turpshëm dhe kriminal. Basha ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli.
Të dhëna të sigurta se Lulzim Brava ka nxjerrë armë të tyre jashtë me mjetin dhe mjetet e tij në mënyrë që në rast se policia do të hynte me forcë poshtë, të mos gjendeshin të armatosur banditët që dhe tani i ka brenda”, tha Berisha.
Top Channel