Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se demokratët duhet të shohin një mundësi për t’u ringritur më të fortë, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjatë deklaratës për media të dhënë sot nga selia blu, Basha tha se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.
“Qëllimi dhe objektivi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi, që kemi qenë në një mbledhje, nga këto rrënoja të dhunës së Sali Berishës dhe një grushti kriminelësh, nga këto rrënoja që eksitohet ai dhe Edi Rama, të fillojmë të ringrejmë një Parti Demokratike, siç e kanë dashur dhe themeluesit apo dhe demokratët, qytetarë të zakonshëm, të përndjekur politikë.
Ashtu siç e duan prindërit demokratë, që ju ka ardhur shpirti në majë të hundës, siç e do rinia shqiptare, shumica e shqiptarëve, Një parti që t’I prijë mbylljes së tranzicionit. Kjo duhet të kalojë përmes sprovave të tilla të dhunshme siç ishte kjo që eksitoi Berishën dhe Ramën. Dua tju them që vendosmëria është e palëkundur. Të qëndrojmë në këtë betejë për ju. Të ndërtojmë nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të riparojmë kudo që pashallarët kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve. Kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe i trajtojnë qytetarët shqiptarë si plaçkë të cilën e flakin tutje kur nuk i duhen”, tha Basha.
Top Channel