“Është kurth”, Veliaj për thirrjen e tij në SPAK: Jam denoncuar nga një emër që s’ekziston! Këtu jemi, në maj do u mundim bashkë me letrat tuaja anonime
26/12 17:08
Protestuesit demokratë, mbështetës të Sali Berishës janë përgatitur mirë për protestën e sotme.
Disa prej tyre kanë menduar shprehje ironizuese, që i kanë ngjitur në murin ballor të selisë blu.
“Sot shpallet fituesi Big Brother VIP, kujdes spiunët“, shkruhet në një prej tyre. Shtëpia e demokratëve është bërë ditët e fundit shtëpia më e famshme në Shqipëri, pas asaj të “Big Brother VIP”.
Mes demokratëve që mbështesin Berishën dhe demokratëve që mbështesin kryedemokratin Lulzim Basha ka nisur një betejë e ashpër, që sot ka degraduar në përplasje fizike. Mbështetësit e Berishës kanë sulmuar shtëpinë e demokratëve. Pasi thyen derën kryesore, ata kanë hyrë në ambientet e brendshme të selisë.
Top Channel