Psoriaza është një sëmundje mjaft e zakonshme dhe kronike që prek lëkurën, thonjtë, flokët dhe artikulacionet apo kyçet. Ajo është një sëmundje e përhapur në të gjithë botën, që prek njësoj të dy gjinitë dhe të gjitha grup moshat.
Po cilat janë konkretisht shenjat klinike të Psoriazës?
Psoriaza ka disa forma klinike. Në të gjitha këto forma, lëkura është e skuqur, e enjtur dhe e trashë. Zonat më tipike ku del Psoriaza janë bërrylat, gjunjtë dhe fundshpina.
Shkaku i Psoriazës nuk dihet, por besohet të ketë një komponent gjenetik. Shkencëtarët mendojnë se ajo është një sëmundje autoimune, ku sistemi imunitar shkakton inflamacion të lëkurës, e shpeshëherë edhe të gjymtyrëve.
A shfaqet Artriti Psoriatik në të gjithë pacientët me Psoriazë?
Dhjetë apo pesëmbëdhjetë përqind e njerëzve me Psoriazë kanë Artrit Psoriatik.
Gjithashtu kjo sëmundje mbart me vete një lloj stigmatizimi për të gjithë njerëzit e identifikuar me Psoriazë, çka rëndon edhe më tepër gjendjen e tyre psikologjike.
Cilët janë faktorët të cilët përkeqësojnë Psoriazën? Alternativat tradicionale dhe moderne të trajtimit të saj.
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel