Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë në orën 11: 00 Kolegjin e Kryetarëve, pra vetëm një orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Në fakt Basha ashtu siç kishte paralajmëruar ka shkuar në seli rreth orës 08:15 të mëngjesit.
Ndërkohë në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi thuhet se mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD do të zhvillohet për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”.
Mesazhi
“Të nderuar Kryetarë,
Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.
Ju përshëndes, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi”.
Top Channel