Në Durrës, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do t’i bashkohen ditën e sotme protestës në kryeqytet.
Sipas burimeve nga ky grupim, deklarohet se do të jenë rreth 1200-1300 veta nga dega e Durrësit, ku nuk ka pasur organizime masive.
Është lënë në vullnetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve që të organizohen vetë dhe të udhëtojnë me automjetet personale dhe mjetet e transportit ndërqytetas, autobuzat e linjës.
Ndërkohë policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në postoblloqet e zakonshme të saj të ngritura përgjatë autostradës Durrës-Tiranë dhe pranë mbikalimeve të Shkozetit dhe Plepave.
Në sitën e kontrolleve policore janë kryesisht automjetet e mbushura me të rinj, mjetet me xhama të zinj e ato të dyshimta.
Top Channel