Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë e konsideroi paraardhësin e tij si kancerin e kësaj partie, duke theksuar më tej se nga selia e PD-së sot ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se me ish-kreun e kësaj partie sot nuk i bashkon asgjë. Ai theksoi se shkëputja më të ka qenjë proces i dhimbshëm i PD-së, derisa u kuptua kanceri që kishim brenda vetes.
Sipas tij, shkëputja me të është përfundimtare dhe e patejkalueshme, pasi Berisha i ka hesapet me drejtësinë si për sulmin, dhunën dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Basha tha se sot Partia Demokratike ka një objektiv, largimin e vëllait siamez të Berishës.
Ai tha se kryeministri Rama po investohet fort tek Berisha, ndërsa ky i fundit mbështetet fort tek Edi Rama.
“Janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Janë pjesë e grupit na bashkoi non-grata. Janë pojesë e kastëss 30 vjeçare që e mbajnë peng Shqipërinë. Shqiptarët meritojnë një politikë, normale dhe civile dhe jo një politik kriminale”, tha Basha.
A ka negociata me ata që mbështesin Berishën.
Nuk ka qenë shqetësim kurrë njerëzit që u janë besuar detyra që nuk i kanë ekzekutuar. Ata do i marrin vlerësimet nga PD. Shqetësimi im kanë qenë ata demokratë që kujtuan se me të vërtetë kishte një hall tjetër Sali Berisha dhe jo hallin personal. Për të gjithë ata e kam një mesazh, me një zemër të hapur dhe një mendje të hapur për të kuptuar gjithçka që është investuar me helm për të na përçarë, le të bëhemi bashkë dhe të themi të vërtetat siç janë, edhe kur ka të bëjë me Sali Berishën. Kur erdhi moment që Berisha e bëri të qartë se do shkelte mbi kufoma për të marrë selinë e PD-së, detyra ime si kryetar i zgjedhur, detyrë për të cilën sot jam sprovuar me këto zonja dhe zotërinj që tja hidhnim ;poshtë këtë plan. Bëmë gjithçka që tja hidhnim poshtë këtë plan, dalja nga selia e PD-së me arkivol të mos realizohej. Dhe i vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës.
Top Channel