21 vetë vdesin brenda makinave, i zë stuhia e borës në rrugë

08/01/2022 16:00

Të paktën 21 vetë humbën jetën në veri të Pakistanit, pasi një stuhi e fuqishme bore i bllokoi brenda makinave të tyre.

Temperaturat në qendrën e skive “Murree”, ranë në minus tetë gradë. Ushtria tentoi të hapte rrugët e të mbërrinte tek gati 1 mijë automjetet e bllokuara në autostradë, por nuk ia doli t`i shpëtonte dot të gjithë. Të paktën 6 prej viktimave humbën jetën në makinat e tyre nga hipotermia, ndërsa të tjerët dyshohet se vdiqën nga asfiksia.

Një oficer policie në Islamabad, Atik Ahmed tha se tetë nga viktimat ishin familjarë të një kolegu të tyre, i cili gjithashtu humbi jetën bashkë me ta. I  vendosur 45.5 kilometra në veri të kryeqytetit Islamabad, Murree është një vendpushimi dimëror mjaft i preferuar, i cili tërheq më shumë se një milion turistë në vit. Rrugët që çojnë atje megjithatë shpeshherë bllokohen nga bora gjatë dimrit. Gjatë natës së djeshme në zonë kishte rënë mbi 1.2 metra borë dhe aktualisht, qarkullimi atje është bllokuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA