Ish-sekretari amerikan i shtetit tregon si ra në peshë 40 kg në gjashtë muaj (fotot)

07/01/2022 19:59

Mediat amerikane thonin sot me ironi se “nuk po e shikojnë shumë Mike Pompeon, jo vetëm prej largimit të administratës Trump nga Shtëpia e Bardhë, por sepse ish-sekretari i shtetit është tashme 40 kg më i hollë”.

Ish-drejtori i CIA-s është përballur me shumë sfida në jetën e tij por thotë se nuk ka qejf të flasë për rënien impresionuese në peshë, kryesisht prej frikës se mund të rifitojë përsëri kilogramët e humbur.

Gjithçka nisi në qershor 2021, kur Pompeo hipi mbi peshore dhe pa për herë të parë se kishte kaluar 130 kg.

Në një intervistë me rrjetin Fox News Pompeo tregon: “I thashë gruas ‘Sot është dita’”.

“Nisa të stërvitem, jo çdo ditë por thuajse çdo ditë, nisa të ha në mënyrën e duhur dhe pesha nisi të binte vetë”.

58 vjeçari Pompeo, tregon se shpenzoi disa para për një palestër në bodrumin e tij me pesha dhe makineri vrapi.

“Mundohesha të zbrisja në palestër pesë ose gjashtë herë në javë dhe të qëndroja aty për të paktën gjysmë ore. Nuk kishte asgjë shkencore, nuk kisha stërvitës personal dhe as dietolog, isha vetëm unë”.

Pompeo tregon se nisi të shtojë në peshë që kur u zgjodh në Kongres në 2010 por betejën me kilogramët e tepërt ai thotë se e ka luftuar gjatë gjithë kohës.

Ai thotë se për të marrë iniciativën madhore duhet të gjente gjendjen e duhur shpirtërore.

“Për mua ishte të gjeje gjendjen e duhur dhe disiplinën e majftueshme, në mënyrë të ngajshme me postet qeveritare ku presioni është i lartë. Kësaj here ia kushtova shëndetit tim”.

“Për familjen time ushqimi është koha kur mblidhemi së bashku. Jemi me origjinë nga Italia dhe na pëlqen të mblidheni rreth një plate makarona, buke me djathë apo ëmbëlsire”.

“Por me ciklin e ri virtuoz në vend të atij vicioz, kam arritur të humbas gati 40 kg në gjashtë muaj”.

Një sondazh i këtij muaji tregon se në SHBA 41 e të rriturve e përshkruajnë veten si mbipeshë, në rritje nga 36 përqind që e bënin këtë pesë vjet më parë.

Ankimuesit e Gallup thonin se zbulimet ishin në kontrast me të dhënat zyrtare që përshkruajnë tre-të-katërtat e amerikanëve si ‘mbipeshë’ ose ‘obezë’.

Pompeo tha se e kupton këtë. “Askush nuk e pranon se ka shtuar në peshë ose se janë mbipeshë, edhe pse të gjitha provat tregojnë të kundërtën.”

FOTO GALERI
1/6
Ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo është 40 kg më i hollë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA