31 vjeçarja Paola Miranda-Rosa, është tashmë e zhdukur pasi u pa herën e fundit në parkun Wekiwa Springs në Florida, SHBA, ku vizitorë të tjerë e kishin regjistruar duke u larë në lumin e egër.
Policia ka publikuar tashmë videon ku gruaja shuhet duke notuar në lumin që njihet prej dendësisë së aligatorëve amerikanë.
Pak pas banjës së saj në lumin e rrezikshëm Wekiva, Miranda-Rosa nuk është parë më prej 18 dhjetorit.
Në pamjet e regjistruara nga vizitorë të parkut, 31-vjecarja shihet duke notuar në ujërat e cekëta në vendin piktoresk.
Police beson se të tjerë dëshmitarë mund të kenë parë Paolan dhe kanë bërë apel për informacion nga publiku.
Sherifi Marcos Lopez tha: “Ndoshta dikush tjetër në park e ka parë atë në një zonë tjetër të ujit. Këto janë pamjet e saj të fundit kur është parë gjallë, por kjo nuk do të thotë se gruaja nuk ka dalë nga uji në një vendndodhje tjetër”.
Oficerët thanë se kanë kërkuar me barka e zhytësa në lumin Wekiwa por nuk kanë zbuluar të tjera shenja të saj.
Autoritetet në Florida thonë se parku ka një vend të caktuar për të notuar që është një pellg natyral, por hyrja e njerëzve në ujë nuk lejohet në lumin Wekiva.
Në vitin 2015, një grua thuajse humbi krahun e saj kur u kafshua nga një aligator në lumin Wekiva edhe pse sulme të tilla janë të rrallë me rreth 10 në vit në të gjithë Floridan.
Familja e Paolas beson se ajo është ende gjallë dhe ka mbledhur $15,000 donacione për të pajtuar një detektiv privat për ta kërkuar.
Paola Miranda-Rosa është me origjinë latine, me flokë të kuqe dhe rreth 1.60 m e gjatë.
Top Channel