Viti i Ri hyn me akrobaci: Zjarrfikësit habisin me teknikat tradicionale në Tokio

06/01/2022 18:00

Zjarrfikësit e Tokios kryen stërvitje për raste fatkeqësisht, por ajo u shënua edhe me akrobaci befasuese tradicionale në ceremoninë e veçantë në Koto Ward që shënoi hyrjen e Vitit të Ri, e tërhoqi kureshtarë pafund.

Rreth 2,500 zjarrfikës u bënë pjesë e eventit të organizuar nga Departamenti i Zjarrfikësve të kryeqytetit japonez, ku u mobilizuan 140 kamionë për të shuar një zjarr imagjinar ndërsa pati dhe një mision shpëtimi për evakuimin e një ndërtese të goditur gjoja nga një tërmet i fuqishëm. Kulmin e manovrave megjithatë, e solli shfaqja akrobatike në shkallë, jehonë e në tradite që daton Edo, mes shekujve të 17 dhe 19. Marifetet e zjarrfikësve të guximshëm, tërhoqën brohoritje nga turma.

Zjarrfikësit morën pjesë gjithashtu në një stërvitje kundër agjentëve toksikë, ndërsa u riinskenua një zjarr masiv në një godinë ku u përdor një helikopter për të evakuuar njerëzit. Stërvitja u mbajt pas zjarrit gjigant që shpërtheu  në lagjen Kabukicho të Tokios në muajin shtator, duke i marrë jetën 44 personave, numri më i madh ky i viktimave nga flakët që prej krijimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Tokios në vitin 1948.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA