Duke sfiduar haptazi Kinën, Tajvani bleu të gjithë ngarkesën e më shumë se 20 mijë shisheve rumi lituanez të cilën Pekini e bllokoi, duke mos i lejuar hyrjen në territorin kinez, raporton South China Morning Post.
Për muaj me radhë, Kina ka ngrirë tregtinë me Lituaninë pas vendimit të Vilniusiut per t`i lejuar Tajvanit hapjen e një ambasade de facto në nëntor. Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e Kinës, ndërsa ishullin e konsideron veten të pavrur.
Kina, që shpesh ushtron presion mbi kombet për të pranuar se Tajvani është pjesë e saj, deklaroi në muajin dhjetor se Lituania do të përfundonte në “koshin e plehrave të historisë” nëse nuk ndryshonte mendje.
Por pasi mësoi se autoritetet kineze kishin bllokuar një import prej 20,400 shishe rumi të errët të prodhuar nga kompania lituaneze MV Group Production, Taiëan Tobacco and Liquor – e cila është në pronësi të ministrisë së financave të vendit – atëhere Tajvani e bleu të gjithë ngarkesën.
“Lituania na mbështet dhe ne mbështesim Lituaninë –le të ngremë një dolli për këtë”, ishin komentet e udhëheqjes tajvaneze e cila nuk e deklaroi zyrtarisht blerjen, por pas saj, këshilli kombëtar zhvillimor i ishullit postoi një grafik që paraqeste receta të koktejeve me bazë rumi dhe ushqime që mund të gatuhen me rum.
Top Channel