Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamjet e trupave ruse që ngarkoheshin në avionë për të shkuar në Kazakistan nmë ndihmë të shtypjes së protestës së dhunshme popullore.
Në demonstratat kundër ngritjes së çmimeve të energjisë në republikën ish-sovjetike, raportohet për dhjetra të vrarë tre ditët e fundit.
Presidenti kazak Tokajev kërkoi zyrtarisht ndihmën e aleancës ushtarake të drejtuar nga Moska ku përfshihen pesë republika të tjera ish-sovjetike.
Disa orë pas apelit të Tokajev aleanca tha se ishin dërguar trupat e para ushtarake dhe paraushtarake, në misionet e tyre të para që prej themelimit në vitin 1999.
“Forca paqeruajtëse janë dërguar në republikën e Kazakistanit për një kohë të caktuar, që do të ndihmojnë në stabilizimin dhe normalizimin e situatës”, thuhej në një deklaratë.
Kryetari aktual i grupit, kryeministri armen Nikol Pashinian, tha se aleanca pranonte kërkesën pasi Kazakistani përballej me “ndërhyrje nga jashtë”.
Pamjet e publikuara nga ministria e mbrojtjes tregonin avionët ushtarakë që ngarkoheshin me trupa dhe autoblinda, para se të ngriheshin nga pistat me dëborë drejt Kazakistanit.
Top Channel