Rusia do të dërgojë pedofilët dhe abuzuesit e fëmijëve përjetë në kolonitë penale të Siberisë (fotot)

06/01/2022 21:29

Rusia po ashpërson këtë muaj ligjet e abuzimit seksual me të mitur duke dërguar automatikisht pedofilët përsëritës përjetë në kolonitë e burgjeve të Aktikut.

Kryetari i parlamentit rus tha se “përbindshat” që abuzojnë me fëmijët do të kryejnë dënimin e tyre në kolonitë penale në Arktik ku janë të detyruar të punojnë në minierat e Siberisë.

Legjislacioni i ri vjen pas një rasti të tmerrshëm abuzimi dhe vrasjeje të një fëmije nga një pedofil përsëritës dhe shoku i tij.

Pesë vjeçarja Veronika Nikolayeva po luante pranë vendit të punës së nënës së saj në Kostroma, por në video u pa sesi vajza u rrëmbye nga kriminelët.

Fëmija kishte tentuar të rezistonte por kalimtarët nuk i vunë mendjen panikut të saj dhe burrat e morën në hostelin e tyre.

Trupi i fëmijës u gjet në qese plastike teksa të dyshuarit e identifikuar si Denis Gerasimov, 44 vjeç, dhe Vadim Belyakov, 24, kërkonin të zhduknin trupin e saj.

Të dy ata kanë pranuar vrasjen në video.

Kreu i parlamentit Vyacheslav Volodin, aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, tha se tragjedia e abuzimit të Veronikes tregon urgjencën për ashpërsimin e ligjeve.

“Një nga të arrestuarit ishte një pedofil i dënuar më parë, prandaj do të bëjmë gjithçka për ligjin e dënimit të përjetshëm për këta njerëz që në janar”.

Ai bëri thirrje për dërgimin e pedofilëve në rajonet polare për të kryer dënimin e tyre.

“Të dënuarit për krime të tilla duhet të kryejnë detyrimin në kushtet më të vështira, në veriun ekstrem të Rusisë ose në miniera”.

“Këta bastardë duhet të kujtojnë çdo ditë krimet e kryera dhe të pendohen për to”.

Komisionerja ruse e të drejtave të fëmijëve Maria Lvova-Belova, tha se sulmet seksuale ndaj fëmjeve dhe adoleshentëve ishin rritur vitet e fundit.

Në rastin e tragjedisë së fundit menjëherë pas daljes së lajmit për kapjen e pedofilëve një turmë u mblodh para stacionit të policisë që kërkonte të linçonte të vrasësit, raportonte rrjeti vendas 112.

Komentet shkruanin: “Ky rast tregonin se sistemi i mbikqyrjes për pedofilët nuk funksionon dhe u jep mundësi ta kryejnë përsëri”.

FOTO GALERI
1/7
Kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin tha se “përbindshat” që abuzojnë me fëmijët do të kryejnë dënimin e tyre në kolonitë penale në Arktik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA