Piku i vdekjeve nga Covid 19 në Itali mund të shënohet në mesin e muajit shkurt, sipas një studimi të l’Institute for Health Metrics and Evaluation, Ihme, qendër e kërkimeve të pavarura shëndetësore në Universitetin e Washingtonit, projeksionet e së cilës ndryshojnë në varësi të disa faktorë: përdorimit të maskave, rëndesës së situatës prej Omicronit, dozës së tretë dhe hezitimit për imunizim.
Në skenarin, kur për shembull 80% e popullatës përdor maskat, modeli parashikon 390 vdekje brenda 11 shkurtit. Situata më e rëndë lidhet me përhapjen e Omicronit: nëse ajo vazhdon me ritme të shpejta, projeksionet parashikojnë që deri në 17 shkurt, do të mbërrihet kuota e 580 vdekjeve ditore.
Pas një mbledhjeje urgjente që zgjati dy orë, Këshilli i ministrave vendosi të aprovonte në minute e fundit një dekret të ri anti-Covid që synon frenimin e pandemisë.
Pjesë e këtyre masave është dhe vaksinimi i detyrueshëm për personat mbi 50 vjec. Burime qeveritare shpjeguan se një vendim i tillë nuk “ishte kompromis politik”, por thonë se kjo grupmoshë është pikërisht ajo që po mbush më shumë terapitë intensive dhe repartet e Covidit.
Top Channel