Tentoi të vriste 42-vjeçarin me armë pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet pas më shumë se një viti arrati autori
Pesë persona në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë vënë në pranga në 24 orët e fundit vendin tonë.
Nga specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua Altin Koçeku 30 vjeç, pasi bënte kërdinë me vjedhje në autostradën Tiranë-Durrës.
Ai është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të kasafortave në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës, ku në datën 12 dhjetor u arrestuan tre shtetas dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.
Bilbil Lluka dhe Eduardo De Francesco të arrestuar përkatësisht në Hungari dhe Itali u ekstraduan drejt vendit tonë.
Lluka 36 vjeç ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërsa De Francesco 56 vjeç u kap pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Kurse Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me tetë vite burgim.
Gjithashtu në Gjirokastër u kap Viktor Gaço, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel