Godet tragjedia në Florida; çifti i oficerëve të rinj të policisë vrasin veten, lënë jetim të voglin (fotot)

06/01/2022 17:38

Dy oficerë të rinj të sherifit të Floridas në SHBA që sapo kishin lundur një bebe së bashku, kanë vrarë veten dy ditë larg njëri-tjetrit, duke lënë jetim fëmijën 1-muajshe, njoftuan autoritetet.

Oficeri Clayton Osteen vdiq më 1 janar ndërsa oficerja Victoria Pacheco i kishte dhënë fund jetën “pas vdekjes së oficerit Osteen,” njoftoi në një deklaratë sherifi Ken Mascara.

“Unë si sherif i konsideroja këta dy oficerë të rinj si të vyer, ambiciozë dhe plotësues të mirë të  stafit tonë profesional”, tha mes të tjerash,” Mascara. Emri i fëmijës nuk është bërë publik nga autoritetet.

Policia ishte thirrur në shtëpinë e Osteen natën e vitit të ri dhe zbuluan se ai ishte plagosur rëndë duke tentuar të vriste veten, teksa ishte jashtë detyre.

Një ditë më vonë familja e tij e pashprese vendosi të ndalonte makinerinë që e mbante në gjendje kome, tha Mascara.

Ndërsa të martën autoritetet mësuan për vetëvrasjen e Pacheco, për të cilën ata nuk treguan mënyrën e vdekjes.

“Është e pamundur për ne të kuptojmë plotësisht  rrethanat personale që çuan në këtë humbje shkatërrimtare, por lutemi që tragjedia të jetë një nxitje për ndryshim, një nxitje për zbutjen e stigmatizimit të mirëqenies mendore dhe të normalizimit të bisedave për sfidat me të cilat secili nga ne përballet rregullisht në këtë botë,” tha Mascara.

24 vjeçari Osteen kishte shërbyer më parë me marinsat e SHBA dhe kishte marrë medaljen Oficeri i Vitit në 2020, një vit pas aderimit në polici, shkruan rrjeti WPTV .

Ai kishte shpëtuar jetën e një personi gjatë detyrës duke bërë frymëmarrje artificiale dhe masazh kardio-pulmonar, sipas agjecisë.

Ndërsa 23 vjeçarja Pacheco, e cila kishte hyrë në polici në 2020, ishte gjithashtu oficere e dalluar.

“Clayton e Victoria ishin prindër për herë të parë, të lumtur për familjen e tyre të re. Por tragjikisht për arsye të panjohura  Clayton u vetëvra natën e vitit të Ri, dhe Viktoria e ndoqi te dashurin dy ditë më vonë”, shkruhej në një faqe mbledhjeje fondcsh bamirësie për funeralin dhe të voglin e të ndjerëve, që ka mbetur jetim.

FOTO GALERI
1/8
Godet tragjedia në Florida teksa çifti i oficerëve të rinj të policisë vrasin veten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA