Durrës/ Dita e Ujit të Bekuar, 30-vjeçari hidhet në ujë dhe kap kryqin
06/01/2022 11:17
Besimtarët iu drejtuan kishave ortodokse për shërbesat e Ditës së Ujit të Bekuar në të gjithë qarkun e Durrësit.
Në qytetin e Durrësit, Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e “Apostull Pavli dhe shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u shpërnda në depot jashtë kishës, nga ku morën bekimin e kësaj dite besimtarët e Durrësit.
Më pas besimtarët të udhëhequr nga banda e qytetit u drejtuan në kalatat e portit detar, ku u hodh kryqi në ujërat e Adriatikut.
Kryqi u kap nga 30-vjeçari Esi Papajorgji i cili u hodh i vetëm në ujë për të kapur kryqin dhe çuar përpara një traditë të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.
Top Channel