Policia e Durrësit ka vënë në pranga, 6 persona, mes tyre edhe një 35-vjeçar që përplasi për vdekje një të moshuar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
N. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;
R. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Sh. V., 75 vjeç;
A. T., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel