Droga, pas atentatit në Tiranë/ Dëshmia e të afërmve të shënjestrës: Atentati ndodhi 30 minuta pasi u ul Edmond Crroji

06/01/2022 15:14

Mbas veprimeve paraprake të policisë ka dyshime se ngjarja e Don Boskos me një të vrarë dhe 4 të plagosur ka vetëm një qëllim luftën për drogën.

Burime të sigurta për Anila Hoxhën deklarojnë se e kanë ngritur këtë pistë bazuar në skedën e Edmond Crrojit. Sipas dëshmisë së Urim Crrojit, ndryshe Andi Duka, i vëllai Edmond Crroji ka bërë burg për shitje narkotikësh në Itali dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore.

Në dëshminë që Top Channel disponon, i riu shprehet se edhe viktima Erion Çela dhe i vëllai Blerimi janë marrë me tregtim të lëndëve narkotike në Itali.

I plagosuri Arben Dani kujton se gjendej në një tavolinë tjetër kur aty ka mbërritur Edmond Crrroji dhe iu është bashkuar të afërmeve që e frekuentonin shpesh lokalin mbasi viktima kishte biznesin tabakino shuma pranë vendit ku ndodhi krimi.

“30 minuta mbasi mbërriti Edmondi dëgjuam krisma dhe pashë që u plagosa në këmbë kujton dëshmitari. Dani tregon se ashtu i plagosur ai u zvarrit duke u fshehur ne tualet derisa është ndërprerë breshëria e armëve. I plagosuri i thotë policisë se u hodh nga dritarja qe ju thyen xhamat nga plumbat dhe shkoi vete ne spital.

Këtu në spital, gjendet vetëm Edmond Crroji, kurse Blerim Çela është përcjellë në një spital privat, dy të tjerët kanë shkuar në shtëpi”.

Grupi i Hetimit i tha Top Channel se Crrojit, 41 vjeç iu gjetën me vete 1 bllok jeshil me shënime shifrash dhe rreth 1650 euro. Telefonat e të gjithë të dëmtuarve dhe i viktimës së bashku me kamerën e sigurisë në lokal janë dërguar për këqyrje, megjithëse deri me tani nuk ka asnjë gjurmë të atentatorëve që u larguan me një automjet të vjedhur e po ashtu me targa të vjedhura.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, policia shkruan se Edmond Crroj është i dënuar, ndryshe nga të lënduarit e tjerë që rezultojnë pa kartelë penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA